Our Yugoslavias: Daily Life in the SFRY

Si ishte jeta në Jugosllavi?

Cilët ishin njerëzit që jetonin atje?

Njerëzit që kanë jetuar në Republikën Federale Socialiste të Jugosllavisë janë individë të larmishëm me histori të rëndësishme, të pasura e komplekse për të treguar. Nga e zakonshmja tek e jashtëzakonshmja, përvojat tuaja në federatën socialiste multi-nacionale i japin kuptime dhe perceptime të reja historisë, kulturës dhe identitetit jugosllav.

Jugosllavitë tona: Jeta e përditshme në RFSJ ,është një projekt i historisë orale digjitale, i organizuar nga kandidatja për doktoraturë pranë Universitetit Amerikan, Alexandra Zaremba. Ky projekt ju fton ju (individë të cilët kanë jetuar në Jugosllavi) të ruani dhe ndani kolektivisht përvojat tuaja të përditshme në federatën socialiste multi-nacionale. Ndarja e historive tuaja dhe reflektimi mbi triumfet dhe rreziqet, begatitë dhe korruptimet, momentet kalimtare dhe ndryshimet formuese të jetës së përditshme ndihmon shkrimin dhe (ri)interpretimin e historisë jugosllave jashtë narrativave të paplota politike e nacionale. Jugosllavitë Tona nxjerr në pah konturet dhe strukturat e ndryshme të jetës në Jugosllavi, në mënyrë që të krijojë hapësirë për të gjitha përvojat e veçanta dhe hera-herës kundërshtuese, që njerëzit kanë kaluar atje. Historia juaj është e rëndësishme dhe shpresoj se do ta ndani.

Lexoni më tepër mbi projektin, etikën dhe metodat e tij, si dhe pyetjet e shpeshta për më shumë informacion.


Ky projekt e ka premisën mbi idenë që njerëzit të cilët kanë jetuar në Jugosllavi janë më të përshtatshmit për të treguar historitë e tyre mbi jetën e përditshme në Jugosllavinë socialiste. Sugjerimet, komentet apo reagime të tjera prej jush janë thelbësore për të siguruar që ky projekt i përfaqëson ato përvoja. Reagimi juaj është i mirëpritur e i dëshiruar dhe ju inkurajoj të më kontaktoni në çdo kohë.